Aktualitet

PD: Ja provat që PS manipuloi zgjedhjet e 30 qershorit

               Publikuar në : 14:31 - 11/09/19 LP

Partia Demokratike paraqiti provat e manipulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, sidomos në procesin e numërimit të votave.

Në një dalje për mediat, Oerd Bylykbashi publikoi disa video që sipas tij vërtetojnë pretendimet e PD mbi atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 30 qershorit, ku opozita vendosi të mos merrte pjesë.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ e kontrolluara vetëm nga PS kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i fletëve të votimit në çdo tavolinë. Shpesh herë fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë marrë veç e veç. Fletët e votimit janë numëruar jashtë kamerave, detyrim i kodit zgjedhor. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimi pa vulat e komisionit”, u shpreh Bylykbashi.

Si shembull për manipulimin zgjedhor, me rritjen e numrit të votuesve dhe tjetërsimin e fletëve të pavlefshme, Bylykbashi publikoi shifra nga disa KZAZ, si në Urën Vajgurore, Pogradec, Shkodër, Tiranë e Elbasan./Gazeta Liberale

637d6fbf-b978-44fc-9da7-f70c11144501-1024x576 9e6602a4-92ca-47b1-a305-c59cc9490bee-1024x576
<
>
(Visited 84 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *