Aktualitet

PD i përgjigjet Valdrin Pjetrit: Rama nuk e mban dot premtimin

               Publikuar në : 15:12 - 13/08/19 LP

Partia Demokratike, dega Shkodër ka reaguar pas deklaratës së Valdrin Pjetrit, i cili tha më herët se të vërtetën për arrestimin e tij nuk e nxjerr PD, por agjensitë e zbatimit të ligjit.

Në një reagim në rrjetet sociale, PD shkruan se shqiptarët e panë të vërtetën me dokumentet e publikuara sot.

Ndër të tjera, PD e paralajmëron Pjetrin se e pret burgu, pasi shkodranët nuk pranojnë një trafikant droge si kryebashkiak.

Reagimi i plotë

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë!

Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!/Gazeta Liberale

(Visited 126 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *