Aktualitet

PD: Heshtja e pazakontë e Ramës për Samitin e Zagrebit

Shkruar nga Liberale
PD: Heshtja e pazakontë e Ramës për Samitin e Zagrebit

Një ditë më parë u zhvillua Samiti i Zagrebit nëpërmjet internetit ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Qeveria ende nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këtë zhvillim, ndërkohë që Partia Demokratike ka kërkuar të dijë pse qeveria nuk është mirënjohëse ndaj eurove dedikuar Ballkanit Perëndimor.

Sekretari për Marrëdheniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu, parashtroi disa pyetje, teksa e quan një heshtje të pazakontë të Ramës.

Reagimi i plotë:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mori një vemendje të madhe si nga liderët e Bashkimit Europian dhe opinioni publik europian. Edi Rama që nuk lë vogëlsi t’i shpëtojë pa komentuar e pa u vetkënaqur në TV, nuk tha asnjë fjalë për Samitin e Zagrebit. Pse kjo heshtje e pazakontë e Kryeministrit? Pse Edi Rama nuk është mirënjohës për 3.3 miliard Eurot dedikuar Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria do të ketë mbështetje të rëndësishme? Cfarë e hidhëroi Edi Ramën?

Ndoshta detyrimi i panegocueshëm për të patur arritje të besueshme në luftën kundër krimit e korrupsionit, apo kërkesa e panegociueshme për t’u tërhequr nga mbrojtja e atyre që u përfshinë në shitblerje votash dhe nga miratimi i ligjeve që përkeqësojnë lirinë e shprehjes të inicuara nga ai vetë. Tërheqje këto më të mundimshme se tërheqja nga përballja me gazetën Gjermane Bild, e cila i pohoi mbarë Europës vërtetësinë e akuzave të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH