Pas Rithemelimit sot edhe Partia Demokratike, pjesa zyrtare, ka dorëzuar listën e anëtarëve të KZAZ.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekeretarave të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj.
Grupimi i Alibeajt ka dërguar listë të veçantë të kandidatëve në KQZ, ku përballë do të ketë jo vetëm kandidatët e Partisë Socialiste, por edhe ato të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha.