Aktualitet

PD: Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e PS

Shkruar nga Liberale
PD: Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e PS

Partia Demokratike denoncoi sot përzgjedhjen sipas saj të drejtorëve të shkollave nga kryetarët e PS.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan se konkurset bëhen fiktivisht dhe se rilindja kërkon fare hapur të sanksionojë politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

“Kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm. Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën”, shkruan ai.

Boçi thotë më tej se në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi që sipas tij ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

POSTIMI I PLOTË

KRYETARJA E PS EMËRON DREJTORËT E SHKOLLAVE “ME KONKURS”

Nuk mjaftoi që prej 2013 pjesa më e madhe e drejtorëve të shkollave, në shkelje flagrante e me çdo ligj e moral, ishin të komanduar.

Pasi shpikën “Shkollën e partisë së drejtorëve”, tani rilindja kërkon fare hapur të realizojë pseudo-konkurse, për të sanksionuar politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

Fushata pothuaj ka filluar dhe kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm.

Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën.

Pa pasur as turp, as stepje se po degradojnë më shumë arsimin, komisionet e konkurseve diktohen me urdhër të pastër politik.

Në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi. Ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

A thua është konkurim për kryetar grup seksioni partie!?

Kryetarja e PS e komisionit për drejtorë, patjetër nuk harron t’i përcjellë komisionit direktivat e shokut Taulant!

E mendoni tani se çfarë drejtësie ka aty, kur çdo anëtar komisioni sheh me sy nga kryetarja e PS për çdo mendim e votë?!

A mos vallë pritet të emërohen më të mirët apo më të aftët?! As mos e mendoni.

Nëse nuk është militant, shkallën e angazhimit të cilës e cakton kryetarja e partisë, nuk ka shanse.

Që do ishin politike këto pseudo-konkurse për drejtorë kjo dihej, por ta kishin bërë pak me lezet të paktën.

Mirë që janë arrogantë, harbutë dhe dhunues të ligjit, por janë dhe banalë dhe të pacipë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH