Aktualitet

PD denoncon një tjetër kryebashkiak të PS: Ka qenë i dënuar

Shkruar nga Liberale
PD denoncon një tjetër kryebashkiak të PS: Ka qenë i

Sekretari i Pergjithshëm Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp i ka bërë thirrje Prokurorisë të Përgjithsme që të hetojë të kaluarën kriminale të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

Bardhi ka thënë se Malaj ka qenë i dënuar, më parë, prandaj KQZ dhe Prokuroria duhet t'i heqin mandatin.

"Sot Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit.

Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik.

Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik.

Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin.

Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Sot është koha që ligji të veprojë, dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi.

Përse kandidon në bashkitë bastion të Partisë Demokratike individë me të shkuar kriminale, përse tenton të fusë në politikë individë me të shkuar kriminale", tha Bardhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH