Showbiz

Pavarësisht ndarjes së bujshme, Gerard Pique vrapon në spital pranë Shakirës

Shkruar nga Liberale
Pavarësisht ndarjes së bujshme, Gerard Pique vrapon në spital

Pavarësisht ndarjes, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, Pique dhe Shakira duket se janë ende pranë njëri-tjetrit në raste nevoje. Futbollisti do të ishte përplasur në krahët e ish-partneres për ta mbështetur në një moment të vështirë, për shkak të shtrimit të fundit të babait të këngëtares.

“Pas ndarjes së tmerrshme mes çiftit, gjithçka duket se tregon se Pique dhe Shakira vazhdojnë të kujdesen për njëri-tjetrin”. Sipas gazetës spanjolle "E News", Pique vrapoi te ish-partnerja  esaj, pasi mësoi lajmin për gjendjen shëndetësore të babait të saj. William Mebarak Chadid, gjyshi i dy fëmijëve të tyre, është shtruar së fundmi në një klinikë private në Barcelonë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Burri pësoi një dëmtim në kokë pas një aksidenti të rëndë dhe jetoi për një kohë nën të njëjtën çati me vajzën e tij në Barcelonë.

Dhimbja e Shakirës në këngën e re Monotonia

“Më ke lënë për shkak të narcizmit”, këndon këngëtarja kolumbiane në këngën e fundit me titull Monotonia, një tekst autobiografik. “Nuk ishe faji yt, as imi, faji ishte monotonia”, vazhdon të këndojë ajo në videoklipin me Ozunën në të cilin zemra i del nga gjoksi. Referenca është e pashmangshme për ish-partnerin Piquè dhe lidhja përfundoi me lajmin e një gruaje të re në krah të tij.

Në video, burri që e qëllon ka veshur të njëjtat rroba që Piqué kishte veshur në videon Me Enamorè. Fotot e futbollistit me Clara Chia Martì kanë bërë xhiron e mediave duke zemëruar Shakirën pasi mesa duket ka pasur një marrëveshje konfidencialiteti mes tyre./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH