Aktualitet

Patozi: Reforma Zgjedhore do jetë një arnim, ose një dështim i plotë

               Publikuar në : 21:19 - 21/02/20 liberale

Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrti Patozi ka deklaruar në emisionin “Java në RTSH”, se Reforma Zgjedhore do të jetë një vrimë në ujë’ dhe në rastin më të keq do të dështojë.

Sipas Patozit, dështimi i kësaj reforme do të vijë për shkak se palët politikë në Shqipëri nuk duan që sistemi të ndryshojë.

“Kam një ndjesi të keqe për këtë. Reforma Zgjedhore do të jetë një vrimë në ujë, ose një arnim, ose do të dështojë fare dhe palët do të përpiqen t’ia lënë njëra-tjetrës dështimin. Palët nuk duan që në Shqipëri gjërat të ndryshojnë. Ky është lajmi më i keq se ajo që thotë Ilir Meta për kap[jen e Kushtetuës. Kam frikë se Basha është sot në pozitë të vështirë, se nga njëra anë nuk duhet të lërë vetëm Metën dh nga ana tjetër pozitën e tij të liderit. Dhe ai mund ta kalojë këtë gjë, duke pranuar se në Shqipëri duhet të ndryshojë mënyra e të bërit politikë“, tha Patozi./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back