Aktualitet

Patozi: 'Lufta' e Metës me mazhorancën duhet të shkojë deri në fund

Shkruar nga Liberale
Patozi: 'Lufta' e Metës me mazhorancën duhet të

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka thënë në emisionin “Java në RTSH” se përplasja mes Presidentit dhe mazhorancës duhet të çohet deri në fund, edhe nëse përfundon me revolucion.

Sipas tij, të këqijat këtij vendi nuk i kanë ardhur nga përplasjet, por kur ka pasur pazare politike mes palëve.

"Mendoj se Shqipërisë i bëhet më mirë që ky sulm të shkojë deri në fund. Të këqijat këtij vendi i kanë ardhur kur janë bërë pazare dhe jo kur janë bërë përplasje. Në këtë rast kemi përplasjen e dy personave, sepse unë shoh dy të tillë, njëri është President, tjetri Kryeministër. Tani është prishur paqja mes tyre. Ky nuk është një debat kushtetues, po është një luftë për territor. Nëse presdienti do të veshë opingat dhe të vazhdojë një revolucion, le ta bëjë këtë, sepse më mirë të bëhet, sesa mos ndodhë asgjë me frikën se do të ndodhin. Shqipërisë do të ishte mirë që të rrëzohehsin të dy, por nëse është e pamundur, le të rrëzohet njëri", tha Patozi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH