Aktualitet

Patentat shqiptare do të njihen në Turqi, si dhe anasjelltas

Shkruar nga Liberale
Patentat shqiptare do të njihen në Turqi, si dhe anasjelltas

Tashmë patentat shqiptare do të njihen edhe në Turqi, si dhe anasjelltas. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave bën me dije se tashmë është arritur marrëveshja mes dy vendeve për njohjen e patentave.

Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirshëm në territorin turk edhe me mjetet e tyre private.

Vendimi

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH