Aktualitet

Patenta shkon në 85 mijë lekë, Blendi Gonxhe tregon arsyet: Rrisim sigurinë rrugore

Shkruar nga Liberale
Patenta shkon në 85 mijë lekë, Blendi Gonxhe tregon arsyet:

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe tregoi arsyet e rritjes së çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja.

Gonxhe zgjodhi të mos e quante këtë një rritje çmimi, por e cilësoi si një formalizim të tregut. Kjo sipas Gonxhes bëhet me qëllimin për të rritur sigurinë rrugore.

“Ka bërje programimi tamam. Ajo që është bërë më përpara, që ka bërë një kurs me çmim të ulët, nuk ka bërë kursin e duhur ndaj ka pasur ato çmime. Do të ishte rritje nëse ne do të thoshim do rriten seancat në autoshkolla. Nuk ka rritje në kuadrin e programit, ka formalizim të procesit. Ky fiskalizim dhe formalizim sjell atë që e kanë bërë në mënyrë korrekte disa autoshkolla që e kanë faturuar sa duhet, tani do ta bëjnë të gjitha autoshkollat. Ato që konkurrojnë nën kosto prishin tregun që do të thotë kërcënojnë sigurinë rrugore dhe rrezikojnë jetën tonë.”

“Ky është një shqetësim i përditshëm dhe shkurti ka nisur çdo ditë me një këmbësor të vdekur në vijat e bardha. Këtu bëhet fjalë për të mbrojtur sigurinë rrugore dhe jetën e njerëzve”, tha Gonxhe nga studio e Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH