Aktualitet

Pasojat e tërmetit vazhdojnë të kërcënojnë Durrësin/ Shembet fasada e një pallati në lagjen nr.18, tmerrohen qytetarët

Shkruar nga Liberale
Pasojat e tërmetit vazhdojnë të kërcënojnë

Fasada e murit të një pallati në lagjen nr.18 në qytetin e Durrësit sot në mëngjes u shkëput nga pallati, duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve të rastësishëm.

Mësohet se policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen. Banorët deklaruan se kjo është një ngjarje e përsëritur.

Sipas atyre, muri i pallatit të dëmtuar nga tërmeti, ka aksidentuar edhe një fëmijë 5-vjeçar, para një jave.

Ajo ka qenë e çame. E shihnin të gjithë dhe asnjë nuk vinte me e heq. Ku është qeveria, ku është teknika? Asnjë. Ka tre vjet. Ja ku është tjetra, asnjë nuk e vret mendjen. Këto shiritat i kanë vënë policia vetë”, u shpreh një banor.

Duke kaluar ishte, shpëtoi”, tha një tjetër.

Ata thanë se janë të detyruar të jetojnë me rrezikun e vdekjes brenda në pallatit pasi kanë tre muaj pa marrë bonusin e qirasë.

Disa nga banorët u shprehën se bashkia nuk ka marrë asnjë masë, ndërkohë që për çdo ditë, janë të rrezikuar nga shembja e pjesëve të ndryshme të pallatit 7 katësh.

Tre katet e para të pallatit, si edhe shkallët janë dëmtuar rëndë, por brenda tij, ka disa familje që ende banojnë./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH