Aktualitet

Pasojat e Covid, Xhepa: Ekonomia, problematike deri në fund të vitit

               Publikuar në : 17:34 - 11/08/20 liberale

Pasojat e pandemisë COVID-19 duket se do të ndihen për një kohë të gjatë në ekonominë e vendit. Eksperti Selami Xhepa tha për Euronews Albania se pas shtatorit do të shihen efektet.

“Unë mendoj që situata ekonomike jo vetëm në muajin shtator, por edhe deri në fund të këtij viti do të vazhdojë që të mbetet problematike. Kemi parë që fenomeni i falimentimit është rritur ndjeshëm. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë vendin”, thotë Xhepa.

Por si mund të përmirësohet kjo situatë?

“Është e nevojshme që të kemi një qasje më strategjike dhe më të fuqishme e më aktive në politikat publike, për shpëtimin e ekonomisë dhe të bizneseve që janë shtylla e jetës ekonomike të vendit”, deklaron Xhepa.

Sipas bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit, ekonomia shënoi rënie me 2.5%, dhe kjo pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, si dhe të borxhi publik.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back