Aktualitet

Paskal Milo: Albin Kurti ka promovuar teza idealiste

Shkruar nga Liberale
Paskal Milo: Albin Kurti ka promovuar teza idealiste

Historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Albin Kurtin dhe zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës deklaroi se ai ka promovuar ide idealiste, ndërsa shtoi se vështirësia qëndron në faktin se a përmbushen dot të tilla teza.

Milo theksoi se qeveria Kurti mund të përballet edhe me vështirësi të panumërta e se duket se problemet tashmë sapo kanë nisur.

Nuk ka thelb në ndryshim mes asaj që thoshte Ramushi dhe asaj që thotë sot Albini për reciprocitet. Në thelb është e njëjta kërkesë, por thjesht Albini e thotë në një mënyrë më të kulturuar. Albin Kurti e ka të vështirë të zbatojë të gjitha projektet si kryetar opozite,. Kjo është vështirësia që ndeshet. Qeveria është përballimi i përditshëm edhe me problematika të panjohura.

Mund të ketë proklamuar shumë teza parimore, por kur vjen puna në përditshmëri ka shumë dilema dhe probleme, të cilat duan shumë kujdes. Sa i takon takimit, mendoj se të dy kryeministrat ranë në grackën e gazetarit. Gazetari iu bëri pyetjen e Mini-Shengenit. Ata mund ta kishin kaluar mirë me përgjigje diplomatike, pasi ishte vizitë e parë. Unë kam frikë se edhe gazetari ka qenë i porositur për ta thënë”, tha Milo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH