Aktualitet

Universitas hapet sot me: Pasionanti Rama?

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet sot me: Pasionanti Rama?

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Pasionanti Rama?".

"‘Unë jam pasionant’, deklaroi Rama përballë analistëve në “Opinion”, ‘dhe unë këtë vend do ta pastroj doni ju s’doni ju’. Më shumë se një tipar të karakterit të tij, çka është çështje personale dhe pa ndonjë rëndësi publike, Rama theksoi motivin që, sipas fjalëve të tij, e shtynte në politikë. Motivi është çështje thelbësore, pasi është kusht i domosdoshëm i lëvizjes së gjërave politike. Në mungesë të motivit, pra të lëvizjes, politikanët nuk do mund të ekzistonin, ose do të ekzistonin në gjendje vegjetative. Prandaj rëndësia e motivit nuk mund të theksohet sa duhet.", shkruan Mile.

Më pas do të gjeni një profil nga Vladimir Myrtezai me titull: "Tatoci dhe kinemaja e harruar".

E pastaj një OP-ED nga Hannah Fuchsme titull: "Çfarë dimë për imunitetin ndaj Coronës".

"Ja disa nga mësimet e nxjerra prej krizës së Coronës 2020: Ne e kemi pranuar ose të paktën jemi mësuar me faktin se për COVID-19 ekzistojnë më shumë pyetje se sa përgjigje për jetëgjatësinë e virusit sipërfaqësor, simptomat ekzakte në rastin e infektimit apo imunitetin mbas kapërcimit të sëmundjes."

Ndërsa në rubrikën "Campus" do të gjeni një shkrim me titull: "#Erasmus Days 2020, “Festival aktivitetesh” për ditët e Erasmus në UET".

"Prej vitit 2015, kur Bashkimi Europian bëri shpalljen e parë të Erasmus, Universiteti  Europian i Tiranës u bë pjesë e tij. Tashmë që kjo thirrje po mbyllet, për t’i hapur rrugë një tjetër thirrjeje 7 vjeçare, UET ka dërguar mbi 300 studentë dhe 250 staf në universitetet europiane, si dhe rezulton pjesëmarrës në 16 projekte të Ersmus+ dhe në një prej tyre është lider. Në datat 15 dhe 16 tetor, UET organizoi Erasmus Days 2020, dy ditë të mbushura me aktivitete, ku u prezantuan projektet e përfunduara, u ndanë opinione dhe eksperienca mbi rezultatet e arrritura, si dhe u informuan studentët mbi mundësitë dhe përfitimet që vijnë nga kjo eksperiencë e veçantë."

Gjithashtu do të gjeni edhe: "Ditët e Erasmus në UET, Koha për studentin global në Shqipëri", nga Selami Xhepa.

Dhe së fundmi një OP-ED tjetër me titull: "Negociata me NPK-në" nga Veton Surroi. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH