Aktualitet

Pasi nuk pranoi të lironte zyrën, Mziu bën kërcënimin e dytë

               Publikuar në : 15:47 - 01/07/19 V Liberale

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, Kamzë është shprehur se Kamza ka pasur rezultatin më të shkëlqyer për braktisjen e votimeve.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Mziu shkruan se kanë gati të gjitha materialet ligjore për të denoncuar manipulimet e shumta.

Mziu “kërcënon” më tej, teksa thotë se do të shkojnë deri në Strasburg, për të bërë të pavlefshëm zgjedhjet e 30 qershorit. Ditën e djeshme, Mziu paralajmëroi se e vetmja që mund ta largojë nga zyra, është vota e qytetarëve.

Reagimi i plotë

Bashkia Kamëz me pjesmarjen më të ulët të votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në rang vendi

Bashkia Kamëz ka rezultatin më të shkëlqyer në shkallë vendi për të abondonuar votimet një partiake në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Rezultatet e monitoruar në terren tregojnë për një rezultat final se në Bashkinë Kamëz është votuar me 8731 votues.
Ky rezultat është tërësisht i saktë për të deklaruar më tej se kutitë e votimit janë dorëzuar nga Qendrat e Votimit (Q.V) në Komisionin Administrimit të Zgjedhjeve Zonale(KZAZ), me 3 orë vonesë.
Edhe pse ka konstatime të cilat do të deklarohen rast pas rasti për votime për më shumë se një herë i njëjti votues, apo eksport të votuesve nga një zonë votimi në një tjetër apo dhënie para në dorë në këmbim të votave si dhe shpërndarje të ushqimeve të shportave personave me nevojë vunerabël, përbëjnë që përqindja e votuesve të Partisë Socialiste varion nga 5-6% të 100.000 (njëqind mijë) votuesve që janë në listat e votimit.

Edhe pse jemi në pritje të shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja sipas të gjitha monitorimeve në terren, emër për emër të votuesve në Kamëz mbetet % më e ulët e pjesëmarjes nga ana e Socialistëve në këto votime “Monopartiake”.
Kemi gati të gjitha materialet ligjore për të denoncuar manipulime të shumta.

Do t’i drejtohem me të gjitha instrumentat ligjorë OSBE-së, gjykatave përkatëse për çështje zgjedhore, Institucioneve prestigjoze Ndërkombëtare në Shqipëri pse jo dhe deri në Strasburg për të bërë “Nul” një proces zgjedhor “Farsë” të realizuar në Kamëz dhe kudo në Shqipëri./Gazeta Liberale

(Visited 1 828 times, 4 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *