Showbiz

Pasi fshiu të gjitha postimet, Dua Lipa kthehet në Instagram

Shkruar nga Liberale
Pasi fshiu të gjitha postimet, Dua Lipa kthehet në Instagram
Pak kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i habiti ndjekësit e saj në rrjete sociale pasi fshiu çdo postim që ka patur në Instagram. Gjithashtu ajo hoqi edhe foton e saj të profilit në këtë rrjet social. Por ditën e sotme ajo ka publikuar një video të shkurtër ku shfaqet mjaft sensuale duke kërcyer në një karrike. Krahas videos ajo ka shkruar “Ju kisha munguar?”. Duket se së shpejti  ajo do të przantojë një projekt të ri. Nuk dihet nëse do të jetë kënga e saj e radhës apo diçka tjetër që ajo ka rezervuar për fansat e saj. Kujtojmë se burime pranë Lipës u shprehën për mediat e huaja, se fshirja e çdo postimi nga Instagrami ishtë një mënyrë për të tërhequr  vëmendjen pikërisht ndaj projekteve të reja të Duas, e mesa duket ajo e ka nisur diçka të tillë. Sa i përket jetës private, Dua aktualisht është në një lidhje me vëllain e motrave super-modele, Hadid, Anwarin./Opinion.al/
 
View this post on Instagram
 

Miss me?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH