Globi

Pasaporta e vaksinës gati në qershor/ BE: Do të jetë e përkohshme

Shkruar nga Liberale
Pasaporta e vaksinës gati në qershor/ BE: Do të jetë e

Certifikata e vaksinimit pritet të jetë funksionale në të gjithë Bashkimin Europian deri në fund të qershorit. Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders, gjatë një seance në Parlamentin Evropian tha se në fillim të muajit maj do të hartohet një plan për aplikimin e pasaportave të vaksinave COVID-19.

“Ne duam të sigurojmë që të gjithë qytetarët e BE-së të marrin të njëjtin trajtim për lëvizjen e lirë për të gjithë të vaksinuarit, personat që kanë kaluar kovidin ose të kenë rezultuar negativë. Certifikata funksionon duke ndjekur parimin e “minimizimit të të dhënave”, që do të thotë se dokumenti nuk do të mbledhë më shumë të dhëna personale se sa është e nevojshme rreptësishtë.”

Komisioneri theksoi se certifikata e vaksinimit do të jetë e përkohshme deri në fundin e pandemisë.

“Për më tepër, certifikata në formë dixhitale ose letër, është një instrument i përkohshëm për të lehtësuar udhëtimet në bashkimin evropian gjatë krizës së koronavirusit dhe duhet të vihet në dispozicion nga shtetet anëtare falas. Sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë të deklarojë se pandemia ka mbaruar, dokumenti nuk do të nevojitet më.”

Disa eurodeputetë kërkuan nga Bashkimi Europian të garantojë teste falas për COVID-19, ose me çmim sa më të ulët, në mënyrë që lëvizja sipas programit të parashikuar të mos jetë e kushtueshëm për qytetarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH