Detaje të reja shpalosen dita-ditës në lidhje me operacionin e SPAK të një ditë më parë, ku përfunduan në pranga 6 peraona, mes të cilëve, një prokuror, një biznesmen dhe një zyrtar policie.
Përgjimet kanë fundosur biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili ka bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Objektivi ka qenë Gjin Ndoji.
Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptare, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen. Në fillim Bajri thotë se e bën ai, por Gjoka i thotë jo, madje ai ofrohet të pahuajë deri në 120 mijë euro.
Sipas dosjes hetimore, më pas Behar Bajri bie dakord me Gjokën që vrasjen ta bëjë Ervis Martinaj dhe Bajri do bëjë një vrasje për llogari të Martinajt.
Pasi kryhet vrasja, të dyshuarit Pëllumb Gjoka, Ervis Martinaj, Edmond Preka dhe Behar Bajri i shkuan edhe në varrim.
Këtu ka hyrë në lojë edhe prokurori Xhevahir Lita, në atë kohë ishte prokurori i çështjes, i cili dyshohet se ka mbyllur hetimet në favor të anëtarëve të grupit kriminal të cilët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Vrasja e Gjin Ndojit
Gjin Ndojit (Gjin Boriçi) u ekzekutua me armë zjarri më 8 shtator të 2020-s, në Shkejzë të Vaut të Dejës.
Ndoji u gjet i pajetë gjatë orëve të mëngjesit, në rrugë, pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët e krimit.
Në atë kohë, pista kryesore e ngritur nga autoritetet ishte ajo e hakmarrjes. 27-vjeçari ishte person me precedentë penale. Ai jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë.