Olsjan Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me 101 vota. Pas votimit, Olsjan Çela është betur mbi Kushtetutë në sallën e senacës plenare.
Olsjan Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Po ashtu, edhe mazhoranca ditën e sotme ra dakord të votonte Olsjan Çelë.
Fituesi duhet të merrte të paktën 84 vota (3/5) përndryshe emërohej automatikisht ai që ishte i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Olsjan Çela e ka nisur karrierën e tij në vitin 2001 pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa në 2004 e aktualisht prej 15 vitesh është prokurori pranë Krimeve të Rënda.
Për katër vite nga 2008 në 2012 ai ka qenë drejtues i prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila me hyrjen e SPAK, prokurorisë Kundër Krimit dhe Korrupsionin do të shkrihet.
Çela për disa kohë u transferua edhe në Pogradec pasi u konsiderua si prokurori rebel që refuzoi të përfaqësoj pretencën e dosjes "Shullazi"./Gazeta Liberale