Aktualitet

Pas vizitës së ministrit grek, Beleri reagon me optimizëm nga qelia

Shkruar nga Liberale
Pas vizitës së ministrit grek, Beleri reagon me optimizëm nga

Kryetari i sapo-zgjedhur i Bashkisë së Himarës por i arrestuar para se të zgjidhej, Fredi Beleri, falenderon shtetin dhe ministrin grek për mbështetjen. Sipas mediave greke, të cilët  i kanë dedikuar hapësirë dhe vëmendje arrestimit të tij, Beleri ka thënë se mbështetja e Greqisë e bën optimist për të zgjidhur problemin që ka me drejtësinë.

Sipas mediave greke, Beleri ka shprehur opitimizëm, pas vizitës së ministrit grek.

Artikulli i Kathimerini:

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Himarës Beleri falenderon shtetin dhe ministrin grek për mbështetjen

Greku etnik dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri falënderoi Ministrin e Shtetit Stavros Papastavrou për vizitën e tij të martën në burgun ku ai ndodhet, në Durrës, në pritje të gjyqit.

Beleri u ndalua në maj me dyshimin për mashtrim votuesish, por zyrtarisht mbetet i pa akuzuar dhe të gjitha ankesat për t'u liruar, e për t'u betuar si kryetar bashkie, janë refuzuar nga gjykatat shqiptare.

Në një postim online, Beleri falënderoi shtetin grek për mbështetjen dhe praninë aktuale nëpërmjet zotit Papastavrou, “përpara ndalimit të paprecedentë dhe të padrejtë flagrant dhe pezullimit të së drejtës sime për t'u betuar si kryetar bashkie”. Mbështetja, shtoi ai, i dha kurajo dhe e bëri optimist për një zgjidhje të drejtë të çështjes së tij. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH