Globi

Pas vizitës në Tiranë, Erdogan pret Vuçiqin në Turqi

Shkruar nga Liberale
Pas vizitës në Tiranë, Erdogan pret Vuçiqin në Turqi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është pritur në një takim nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Pavarësisht motit të keq, ku nuk munguan as reshjet e borës, Vuçiq iu realizua një pritje madhështore, në Turqi, ku fillimisht u realizua parada me kuaj për të vijuar më tej në takimet zyrtare.

Vuçiq shprehet se pas bisedimeve me homologun turk u dakorduan se ruajtja e paqes dhe stabilitetit janë të rëndësishme për të dy vendet.

‘Është e rëndësishme që ne të kemi marrëdhënie të qëndrueshme, të mira dhe miqësore’, është shprehur Vuçiq, duke theksuar se vëmendje të madhe morën çështjet kyçe rajonale.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u nënshkruan edhe disa dokumente të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti turk zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri ku u prit fillimisht në Rinas nga kryeministri Edi Rama për të vijuar me tej me ceremoninë e dorëzimit të banesave për familjarët e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit në 2019, ndërtuar nga qeveria turke.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH