Globi

Pas vdekjes së vajzës nuk e mori veten më kurrë, 46-vjeçari ndërron jetë në spital

Shkruar nga Liberale
Pas vdekjes së vajzës nuk e mori veten më kurrë,

Dhimbje e madhe.  Në moshën 46-vjeçare ai vdiq në spitalin në Busto Arsizio. Simone Borin, babai i Matildës së vogël, u shtrua në spital për bronkopneumoni. Burri kishte humbur vajzën e tij në rrethana që as sot drejtësia italiane nuk ka mundur dot t’i japë shpjegim kurrë.

Vajza 22-muajshe ishte me nënën e saj, Elena Romani, dhe të dashurin e saj të atëhershëm, Antonino Cangialosi. Në verën e vitit 2005 ajo u gjet e vrarë në shtëpi, në Roasio, në provincën e Vercelli. Një vdekje ende pa asnjë fajtor. Në dhomë ishin nëna e saj dhe partneri i saj i atëhershëm, të cilët dy të dolën pafajshëm në të gjitha shkallët e gjykimit.

Simone Borin ishte babai natyral i fëmijës, që kishte me Elena Romanin.

Ai nuk u shërua kurrë pas vdekjes së vajzës së vogël. Shumë mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur për familjen Borin. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH