Aktualitet

Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

Shkruar nga Liberale
Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

Mediat zbulojnë emrin e dytë, i cili është mes shtatë të arrestuarve të tjerë nga operacionin i SPAK në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve mediatike, personi i dytë që ka përfunduar në pranga të Policisë është Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit 11 katësh, i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.

Të arrestuar me urdhër të SPAK janë:

Alei Limeta

Roza Kovaçi

Edlira Kertusha

Adnand Tocila

Adhurim Qehajaj ish-drejtori i Urbanistikës

Lira Kertusha juriste tek Urbanistika.

Gjithsej janë lëshuar 10 fletë-arreste, ku shtatë prej të arrestuarve janë lënë në burg. Ndërkohë ndaj tre të tjerëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Akuzat që rëndojnë ndaj ish-kryebashkiakut nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhen me përfshirjen në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH