Aktualitet

Pas tre ditësh, rikthehet energjia elektrike në Bulqizë

Shkruar nga Liberale
Pas tre ditësh, rikthehet energjia elektrike në Bulqizë

Pas tre ditësh me mungesa të gjata të energjisë elektrike në Bulqizë, grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes i dhanë zgjidhje problemit.

Ekspertët punuan për një kohë të gjatë, dhe sot në mesditë, ata arritën ta rregullojnë defektin që la pa ndriçim mijëra banorë.

Në kushtet kur dimri tashmë ka ardhur me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta, problemet me energjinë elektrike në zonat e thella janë edhe më të shpeshta.

Kjo është vënë re edhe në fshatrat malore të zonës së Korçës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH