Aktualitet

Pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, shpërthen tubacioni i gazit natyror

Shkruar nga Liberale

Ndërsa tërmeti i fuqishëm goditi Turqinë, dëmet e shkaktuara janë të paimagjinueshme. Si pasojë e lëkundjeve, ka shpërthyer tubacioni i gazit natyror në fshatin Topbogazi të rrethit Kirikhan të Hatay.

Kreu i fshatit Topbogazı vuri në dukje se pas shpërthimit të gazit, ka pasur edhe zjarre dy pika të ndryshme të tubacionit, 200 metra pranë fshatit.

Në deklaratën e bërë nga autoritetet, thuhet se “Si pasojë e dëmtimit në linjën e transmetimit të gazit natyror Kahramanmaras – Gaziantep, gazi natyror rrodhi në provincat Gaziantep, Hatay dhe Kahramanmaras ndërsa rrjedhjet ndaluan në rrethet Pazarcik, Narli, Besni, Golbasi, Nurdagi, Islahiye, Reyhanli, Kirikhan dhe Hassa”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH