Ndërkombëtare

Pas tërmeteve, Greqia kërcënohet nga zjarri

               Publikuar në : 21:30 - 13/08/19 R Liberale

Greqia nuk po gjen qetësi, pas disa tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive. Mësohet se një zjarr ka përfshirë ditën e sotme sot ishullin Evia, afër Athinës, ku kanë mbetur të plagosur tetë persona.

Sipas informacioneve të plagosurit janë transportuar për spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zjarri është regjistruar në një pyll të dendur me pisha, të cilat në orët e mbrëmje janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar shumë zona. Për shkak të flakëve, autoritetet kanë evakuuar banorët e katër fshatrave të bashkive Dhition-Mesapion.

Ndërkohë, situata paraqitet emergjente, kjo ka bërë që Sekretaria e Mbrojtjes së Përgjithshme ka kërkuar ndihmë nga BE për shuarjen e zjarrit.

Aktualisht në zonën ku ka rënë zjarri, ndodhen 300 zkarrfikës, ndërsa janë pezulluar dhe fluturimet e Canadair. Sipas medieve fqinje, tymi i zi ka mbuluar krejt qiellin e Athinës, ndërsa rrezikohet nga flakët edhe zona e populluar e Psahna. Deri më tani, raportohet se janë shkrumbuar fshatrat Makrimali dhe Kontodespoti në ishullin Evia.

(Visited 18 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *