Aktualitet

Pas temperaturave të larta, Shqipëria përfshihet nga zjarret

               Publikuar në : 13:05 - 14/08/19 LP

Pas temperaturave të larta që përfshinë Shqipërinë, kanë nisur zjarret në disa zona. Kështu mbrëmjen e djeshme një zjarr ka rënë në zonën turistike të Borshit. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote në mal, mes Borshit dhe Piqerasit.

Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur që të ndërhyjnë mjetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Po ashtu raportohet se një zjarr masiv ka rënë gjatë natës dhe vijon ende në pyllin pranë fshatit Boshanj në Ersekë, në juglindje të vendit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 15 ha.

Me dhjetëra hektarë pyje janë djegur edhe në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik. Mësohet se zjarri ka rënë mbrëmjen e së martës në njësinë administrative Zapod, në një nga zonat e mbrojtura.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë efektivët e shërbimit zjarrfikës të bashkisë, agjensia kombëtare e zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar për disa orë për izolimin e zjarrit./Gazeta Liberale

(Visited 56 times, 4 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *