Kosova

Pas takimit në Bruksel, Vuçiç flet sërish: Nuk ka bisedime për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Shkruar nga Liberale
Pas takimit në Bruksel, Vuçiç flet sërish: Nuk ka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme të punojë në shumë gjëra që dalin nga propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë ai bëri një vërejtje.

“Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiç.

Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.

“Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH