Aktualitet

Pas takimit me Yuri Kim, Basha pret në zyrë ambasadorin gjerman

Shkruar nga Liberale
Pas takimit me Yuri Kim, Basha pret në zyrë ambasadorin gjerman

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në selinë blu ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Në fokus të diskutimeve mes tyre mësohet se është reforma zgjedhore, në një kohë që kanë mbetur edhe katër ditë nga skadimi i afatit për përmbylljen e saj.

Pas Ambasadorit gjerman, Basha do të ketë një takim me ekspertët e reformës zgjedhore.

Takimi i Bashës me diplomatin gjerman vjen një ditë pas takimit me ambasoren e SHBA, Yuri Kim, ku dha garancinë se opozita mbetet e angazhuar për përmbylljen e reformës brenda 31 majit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH