Aktualitet

Pas takimit me Metën, Basha paralajmëron ç'do ndodhë javën që vjen

Shkruar nga Liberale
Pas takimit me Metën, Basha paralajmëron ç'do ndodhë

Pas takimit me presidentin Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se javën e ardhshme opozita do të konkretizojë produktin e saj me amendamente për reformën zgjedhore.

Sipas Bashës opozita as ka kërkuar dhe as nuk kërkon shtyrjen e reformës.

"Javën e ardhshme opozita do të konkretizojë të gjithë projektin e saj, propozimin e plotë për reformën zgjedhore ndërkohë që nga ana tjetër kemi pasur vetëm kushtëzim, sabotim. Ky është një film, i parë dhe stërparë: qeveria përpiqet t’ia hedhë fajin opozitës.

Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit dhe për ne nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Nuk i mungon asnjë Shqipërisë asgjë në krahasim me Maqedonisë e veriut, që u viktimizua për hir të Shqipërisë e megjithatë lideri atje mori përgjegjësitë. Ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitës

Ndaj ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë kërkesë të pandryshueshme të opozitës dhe do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitës, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që janë në shumicë numerike për zgjedhje të parakohshme parlamentare për zgjidhjen e kësaj krize që po shkatërron ekonominë e vendit për të marrë pastaj të gjithë së bashku të gjithë hapët e nevojshëm që i takojnë një shoqërie të civilizuar në qoftë se përballet me një qeveri autokrate të paligjshme që pengon shprehjen e vullnetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", u shpreh Basha. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH