Aktualitet

Pas takimit me homologun grek, Rama flet për çështjen e detit

Shkruar nga Liberale
Pas takimit me homologun grek, Rama flet për çështjen e detit

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për mediat greke, teksa ndodhet në vendin fqinj për të marrë pjesë në forumin BE-Ligës Arabe.

Gjatë intervistës për "Euonews" Rama ka folur për çështjet e rëndësishme mes dy vendeve, duke u ndalur dhe te çështja e detit.

“Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparim të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale”, tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH