Aktualitet

Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit

               Publikuar në : 17:02 - 15/09/20 liberale

Pas takimit që kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi me ambasadorët, ka ardhur reagimi i opozitës.

Në një njoftim për mediat opozita ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik, teksa sqaron se në këtë mbledhje do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.

Njoftimi

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back