Globi

Pas sulmit të Hamasit, SHBA dërgon luftanije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit

Shkruar nga Liberale
Pas sulmit të Hamasit, SHBA dërgon luftanije dhe avionë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë anije, aeroplan mbajtëse dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor, për të treguar mbështetjeje pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Kështu bëri të ditur  Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

SHBA gjithashtu do t'i japë Izraelit pajisje dhe municione shtesë. Ky vendim vjen pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, të cilin Presidenti Biden e quajti një "sulm të paprecedentë dhe të tmerrshëm".

SHBA gjithashtu po punonte për të verifikuar nëse qytetarët e saj janë mes të vrarëve apo personave të zënë, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

"Kam urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford të vendoset në Mesdheun Lindor," tha Austin në deklaratën e tij.

Poll
SHQIPENGLISH