Globi

Pas sulmit me 5 të vdekur, ndalohet dhënia e shtëpive me qira

Shkruar nga Liberale
Pas sulmit me 5 të vdekur, ndalohet dhënia e shtëpive me qira

Kompania që jepte shtëpi me qira për festa, Airbnb, ka njoftuar se nuk do ta ofrojë më këtë shërbim pas sulmit masiv në një shtëpi të lëshuar me qira në Kaliforni, ku u vranë pesë persona.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Brian Chesky, njoftoi përmes një postimi në Twitter se do të marrë masa për t’i luftuar festat e paautorizuara dhe t’i ndalojë tubimet me mysafirë të ftuar përmes keqpërdorimeve.

Ne duhet të bëjmë më mirë në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë. Kjo është e papranueshme”, tha Chesky.

Në sulmin që ndodhi në qytetin Orinda, afër San Franciskos, tre njerëz vdiqën menjëherë në shtëpinë ku po mzhvillohej festa, ndërsa dy të tjerë humbën jetën më vonë në spital.

Shtëpia fillimisht ishte rezervuar me arsyetimin se aty do të mbahet një festë me një grup të vogël njerëzish, por më vonë u reklamua në Instagram si vend për festë të Halloween-it, ku u tubuan më shumë se 100 njerëz.

Të gjitha viktimat e këtij sulmi ishin të rinj nën moshën 30-vjeçare. Policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person të dyshuar për sulmin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH