Aktualitet

Pas shkarkimit, Muçi letër Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj

Shkruar nga Liberale
Pas shkarkimit, Muçi letër Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin

Gjyqtari Besnik Muçi, i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon një vendim për të ardhmen e tij, nëse ai duhet të qëndrojë si anëtar i kësaj gjykate, pas dekretimit nga Meta, apo duhet të largohet prej saj, pas vendimit të KPA.

"Urdhëresa e KPA e pa mbështetur në ligj ose Kushtetutë. Pres vendimin tuaj nëse më ka mbaruar mandati. Deri në daljen e një vendimi, do të vazhdoj të përmbush detyrimet e mia kushtetuese”, thuhet në letrën e Muçit, i cili ditën e sotme u paraqit si normalisht në Gjykatë.

Kujtojmë se dje, menjëherë pas shkarkimit nga KPA, për mos justifikim të pasurisë, Muçi deklaroi për mediat se atij i ka mbaruar mandati si prokuror, prandaj KPA ka vepruar në shkelje të ligjit, duke ndjekur rastin e tij.

“Neni 130 i Kushtetutës thotë që në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit, në këtë moment KPA nuk ka pas kompetencë të vijojë cështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror, unë nuk jam më subjekt i KPA”, deklaroi Muçi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH