Aktualitet

Pas sherrit, 56-vjeçarja përfundon në spital me plagë në kokë

Shkruar nga Liberale
Pas sherrit, 56-vjeçarja përfundon në spital me plagë

Një grua ka shkuar me plagë të shumta në kokë në spitalin e Fierit. Policia bën me dije se ajo është goditur me gurë nga një tjetër grua, pas një sherri për motive të dobëta në fshatin Hasturkas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH