Kryesore

Pas SHBA-ve edhe Kosova bojkot diplomatik Lojërave Olimpike në Pekin

               Publikuar në : 21:15 - 08/12/21 ro ot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.

Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka thënë se për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, Osmani do t’i bashkohet bojkotit të Lojërave Olimpike në Pekin, pas SHBA-së, Australisë e Britanisë së Madhe.

Ndërkaq, është sqaruar se bojkoti diplomatik nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin, raporton Koha.net.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back