Aktualitet

Pas SHBA edhe BE thirrje partive për kandidatët në zgjedhje

Shkruar nga Liberale
Pas SHBA edhe BE thirrje partive për kandidatët në zgjedhje

Pas ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i bën thirrje klasës politike shqiptare të përzgjedhë kandidatë me integritet për në Parlament.

Ambasada e BE thekson se drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.

Sipas deklaratës, qytetarët shqiptarë presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.

Mesazhi i BE

Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në #Shqipëri ??. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme. BE-ja ?? i ka mbështetur fuqimisht këto arritje. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.

Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së. Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH