Globi

Pas rrëzimit të avionit, shpërthejnë protestat në Iran. Reagon Trump

Shkruar nga Liberale
Pas rrëzimit të avionit, shpërthejnë protestat në Iran.

Pas rrëzimit të avionit, ku mbetën 176 persona të vdekur, kanë shpërthyer protestat në Iran. Qindra protestues kanë dalë në rrugë në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për të shprehur zemërimin e tyre ndaj zyrtarëve, duke i quajtur ata gënjeshtarë pasi mohuan fillimisht të kishin qëlluar me raketë avionin.

Protestat u zhvilluan jashtë dy universiteteve, ndërsa u hodh edhe bomba tymuese. Sipas Agjencisë së lajmeve" Farsit" u hodhën parulla kundër udhëheqësve dhe u grisën fotografitë e gjeneralit Soleiman.

Për protetstat ka reaguar edhe pesidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka cilësuar si frymëzim këto protesta, duke shprehur mbështetjen e tij.

“Për njerëzit e guximshëm dhe të duruar të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i Presidencës sime, dhe Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj", shkruajti Trump.

Trump ka zgjedhur gjuhën perse për t’ju drejtuar protestuesve në Iran, lëvizje që vjen në kuadër të përpjekjeve të tij të vazhdueshme për t’u shfaqur si kundërshtar i regjimit të Republikës Islamike, por jo i popullit iranian.

Trump publikoi edhe një mesazh të dytë në gjuhën persiane, duke iu drejtuar autoritetve iraniane, që të lejojnë protetat.

Qeveria e Iranit duhet të lejojë që grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte nga terreni në protestat e vazhdueshme nga populli iranian. Nuk mund të ketë një masakër tjetër të protestuesve paqësorë, as mbyllje të internetit. Bota po shikon", shkruajti Trump./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1117641,1117642,1117643,1117644,1117645,1117646,1117647"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH