Globi

Pas rrëzimit të Abazoviç, BE-ja kërkon një qeveri vërtet pro-evropiane në Mal të Zi

Shkruar nga Liberale
Pas rrëzimit të Abazoviç, BE-ja kërkon një qeveri

Pas votimit të Kuvendit të Malit të Zi për rrëzimin e qeverisë me në krye Dritan Abazoviç, ka ardhur një reagim nga kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik.

Ai shkruan se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike.

“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter.

Ai thotë BE ështe e gatshme të ndihmojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH