Globi

Pas refuzimeve, Thaçi këmbngul sërish. Ftesë të tretë Albin Kurtit

Shkruar nga Liberale
Pas refuzimeve, Thaçi këmbngul sërish. Ftesë të

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar sërish ftesë për takim liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Takimi parashikohet të mbahet nesër në orën 10:00, në Presidencë.

“Me qëllim konsultimin për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsulativ, me datën 31 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Ftesa e Thaçit vjen pas dy ftesave të mëparshme nga ana e tij, por që janë refuzuar nga Kurti. Ditën e djeshme, Albin Kurti ka shpjeguar publikihst veprimin e tij, duke thënë se Presidenti përcakton vetëm datën e konstituimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë.

“Formimin e Qeverisë e përcakton tjetërkush, e jo presidenti. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Kurti./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH