Është mbyllur përkohësisht për vizitorët, parku i Syrit të Kaltër në Sarandë.Mësohet se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa gurëve të cilët mund të rrezikojnë jetën e turistëve.
Ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjes u plagosën 2 turistë, një prej të cilëve grekë dhe tjetri izraelit. Turisti grek që u plagos është Stilianis Bebis 47-vjeç, ndërsa izraeliti është Almog Atia 23-vjeç.
Sipas shqiptarja.com, turistët e plagosur fillimisht janë dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, më pas greku është transportuar drejt vendit të tij për mjekim më të specializuar, ndërsa izraeliti në spitalin e Traumës në Tiranë./Gazeta Liberale