Aktualitet

Pas përplasjes, makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës

               Publikuar në : 19:02 - 17/10/20 liberale

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Patos në vendin e quajtur ish stacioni i autobusëve.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi, është rrotulluar dhe ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është plagosur, ndërsa shtylla e ndriçimit është rrëzuar në rrugë, pa dëmtuar të tjerë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin plotë të aksidentit.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back