Aktualitet

Pas përçarjes frikë nga humbja në Sarandë, Rama i kërkon ish socialistit të tërhiqet nga gara

Shkruar nga Liberale
Pas përçarjes frikë nga humbja në Sarandë, Rama i

Kryeministri Edi Rama nga Saranda i kërkoi kandidati Gjergji Mërkuri që të tërhiqet nga gara për kryetar bashkie, me qëllim që të mos rrezikohet fitorja e kandidatit të PS-së, Oltion Caci.

Rama shtoi se kandidimi i Gjergji Mërkurit gëzon vetëm krahun tjetër politik dhe e ftoi që të lërë në mes fushatën dhe pas 14 majit, ai e ftoi të ulet të diskutojmë dhe të rikthehet në Partinë Socialiste.

“Kam dy fjalë për Gjegjri Mërkurin. Gjergji mërkuri është një djalë idealit, është një djalë i ndershëm është një njeri i drejtë dhe Gjergji Mërkurit Partia Socialiste këtu i ka rënë në qafë”.

“I kanë rënë në qafë dhe kanë bërë një gabim shumë të madh. Por kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar vota që i bëjnë dëm Partisë Socialiste në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, që nuk e do kthimin mbrapa dhe që është dakord me atë që po bën Gjergji. Hatërmbetja nuk është këshilltarë i mirë dhe aq më pak pastaj dalja në anën tjetër të rrugës pavarsisht se të kanë rënë në qafë”, theksoi Rama.

“Por tani Gjergji nuk duhet ti bjeri në qafë Partisë Socialiste, të gjithë atyre që janë këtu që nuk gëzohen më atë çfarë po bën Gjergji, janë ata të tjerët që gëzohet me këtë që po bën Gjergji.

Gjergj Mërkuri duke qenë se nuk u propozua nga PS doli Kandidat i Pavarur për zgjedhjet lokale të 14, madje majit përmes një statusi në Facebook au pak kohë më parë shprehu shqetësimin, duke e cilësuar  akt kriminal dhe të paprecedentë se PS po ndalon kandidimin e tij si i pavarur.

Por pasi e fitoi të drejtën, ndaj tij ka ardhur një thirrje publike prej kryeministrit që të tërhiqet, siç duket ngaqë kandidatit të propozuar nga PS, Oltian Caci, nuk po i dalin llogaritë mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH