Aktualitet

Pas PD-së, blindohet edhe Kryeministria 

Shkruar nga Liberale
Pas PD-së, blindohet edhe Kryeministria 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste nesër para selisë së Partisë Demokratike, me qëllim marrjen e zyrave të selisë së PD pas shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar nga Këshilli Kombëtar.

Ndërsa dyert e selisë së PD janë blinduar me struktura metalike prej disa ditësh, një gjë e tillë ka ndodhur edhe me hyrjen kryesore të Kryeministrisë mbrëmjen e së premtes.

Pamje nga kryeministria tregojnë se janë vendosur mbrojtëse metalike në hyrjen përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndonëse nuk është lajmëruar një marshim drejt kryeministrisë, autoritetet dukett se i druhen një skenari të tillë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH