Aktualitet

Pas operacionit, humb jetën studentja shqiptaro-greke

Shkruar nga Liberale
Pas operacionit, humb jetën studentja shqiptaro-greke

Studentja shqiptaro-greke, Aleksandra Bistolaki ka kryer në 22 maj një ndërhyrje rutinë, për heqjen e një kisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Menjëherë pas ndërhyrjes në klinikën private të një mjeku të njohur, në qendër të Korinthit, por sipas dëshmive, me historik të vështirë në gafa të tilla, 22 vjeçarja ankohej se nuk ndjehej mirë. E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, sëbashku me të atin grek, e transferuan në spitalin e madh të Athinës, Georgios Genimatas. Pak orë pas ndërhyrjes Aleksandra Bistolaki bie në koma.

Megjithëse pritet raportimi i mjekut ligjor, dëshmitë e para bëjnë fjalë për mbidozë të anestezisë, shkruan BW. Në 1 qershor, 22 vjeçarja humbi betejën e vështirë, duke zhytur në hidhërim familjen dhe gjithë miqtë e saj. Në median greke dhe rrjetet sociale lajmet dhe mesazhet pafund kërkojnë drejtësi për studenten.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH