Globi

Pas një muaji Kosova lejon zyrtarin e lartë serb të hyjë në vend

Shkruar nga Liberale
Pas një muaji Kosova lejon zyrtarin e lartë serb të hyjë

Kosova i ka lejuar hyrjen në vend zyrtarit të lartë serb, Petar Petkoviç. Ai është shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe po qëndron në Komunën e Leposaviqit.

Ministria e Jashtme është ajo që ia ka dhënë lejen e hyrjes Petkoviçit, ndërkohë që 1 muaj më parë, më 16 prill ajo ia ndaloi hyrjen në Kosovë.

Petkoviç do të qëndrojë në Kosovë për 2 ditë, më 24-25 maj dhe më pas do të kthehet në Serbi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH