Showbiz

Pas ndarjes nga Pique, Shakira rikthehet në krahët e ish të dashurit avokat

Shkruar nga Liberale

Shakira duket se po përpiqet të hapë një faqe të re në jetën e saj personale, pas ndarjes së saj nga Gerard Pique dhe pas akuzave me të cilat përballet për evazion fiskal.

Sipas urdhrit të një gjyqtari spanjoll, këngëtarja do të përballet me drejtësinë për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 14.5 milionë eurosh, ndërsa rrezikon 8 vite burg.

Për momentin, raportimet që qarkullojnë në internet duan që ajo të kthehet në krahët e ish-partnerit dhe avokatit të saj, Antonio De La Rua.

Sipas informacioneve nga shtypi i huaj, Shakira ndoshta në mes të nevojës së saj për t'u përballur me drejtësinë, duket se i është dorëzuar avokatit dhe ish-partnerit të saj, djalit të presidentit të ndjerë të Argjentinës, Fernando De La Rua. Nga ana tjetër Pique po shijon jetën e tij e re romantike në krah të Clara Kia Martit, me të cilën madje përflitet se e ka tradhtuar këngëtaren.

Ylli kolumbian duket se po përpiqet të ringjallë flakën e fikur vite më parë dhe po kërkon siguri dhe dashuri në sytë e ish-it. Sipas informacioneve, të dy janë shumë pranë, ndërkohë që kanë rregulluar takimin brenda ditëve në vijim, pasi Shakira po kërkon edhe këshilla sesi do të arrijë të përballet me drejtësinë dhe të arratiset... nga hekurat e burgut.

Carina Lavicillo nga emisioni i saj televiziv në Argjentinë, me titull "Socios del Espectáculo", siguroi se djali i ish-presidentit Fernando de la Rua dhe Shakira kanë komunikuar tashmë me telefon dhe se Antonio është i gatshëm të ndihmojë yllin kolumbian në çdo gjë që duhet, ndërsa pranoi të takohej në Miami.

“Mund të them se Shakira dhe Antonio de la Rua kanë qenë në kontakt me telefon dhe kjo pasi Shakira po kalon një kohë të vështirë me burgun që po përballet për evazion fiskal”.

Për momentin, të gjitha informacionet e mësipërme nuk janë konfirmuar as nga këngëtarja e njohur dhe as nga avokati, ndërsa Shakira në një intervistë të fundit ka thënë se për momentin nuk do të kërkonte partner, sepse duhet të presë fillimisht për të mbyllur plagën në zemër”.

Çifti njoftoi ndarjen e tyre në janar të vitit 2011 me një deklaratë të përbashkët nga profili i Shakirës, ​​ku ndër të tjera shkruhej: “Në gusht 2010, ne kemi marrë një vendim të përbashkët për të hequr dorë nga marrëdhënia jonë romantike... Ne e shikojmë këtë periudhën e ndarjes si të përkohshme dhe një kohë të rritjes individuale, ndërsa vazhdojmë të jemi partnerë në jetën tonë profesionale." Sigurisht që dashuria e tyre nuk u rindez atëherë, por duket se 12 vite më vonë gjërat janë ndryshe./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH