Pas ndalesave në OKB dhe Uashington, Volodymyr Zelensky mbërriti në Kanada për një vizitë që nuk ishte paralajmëruar më parë.
Kryeministri Justin Trudeau bëri të ditur lajmin për mbërritjen e Zelensky pak më parë, ndërsa shkoi për të pritur presidentin ukrainas në aeroportin e Otavës.
“Mezi pres të mirëpres Presidentin Zelensky në Kanada për të vazhduar të ndërtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe popullin ukrainas, ndërsa ata luftojnë kundër efekteve të luftës brutale të pushtimit të Rusisë”, tha kryeministri kanadez.
Përveç takimit me Trudeau, Zelensky pritet të flasë edhe në parlamentin kanadez. Më pas presidenti ukrainas do të udhëtojë për në Toronto.